Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell dhe vranësira gjatë javës së ardhshme

Moti sot

Mot i ndryshueshëm pritet të mbajë javën e ardhshme në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java do të fillojë me mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Të martën pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të mërkurën do të mbizotërojë mot i vranët, ku vende-vende do të ketë edhe riga shiu.

Edhe Moti për javën e ardhshme në Kosovë Arbëri Moti për javën e ardhshme në Kosovë

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Të enjten dhe të premten parashihet të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet deri në 19 gradë Celsius.