Mot me diell dhe vranësira të lehta pritet të mbajë gjatë javës së ardhshme në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.
Sipas një njoftimit, të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
Të mërkurën pritet të mbizotërojë mot kryesisht i ngjashëm me të martën. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.
Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës mund te sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale mbeten konstante, ndërsa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta.
Edhe
Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme me diell e relativisht i qetë
Dita e premte parashihet me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.