Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
IHMK-ja ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.