Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell e vranësira në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të ngjashëm por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojmë që të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet minus 6 deri minus 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.