Në Kosovë në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët e me shi, ndërsa vende-vende do të ketë edhe borë.
Të hënën do të jetë mot kryesisht i vranët e me shi, ndërsa në vise malore do të ketë borë.
Të martën do të mbajë mot i ngjashëm, ndërsa temperaturat minimale do të zbriten te 0 gradë Celsius. Një mot i ngjashëm do të jetë edhe të mërkurën e të enjten.
Mund të ketë reshje të borës edhe në vise të ulëta, kryesisht gjatë natës, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Nga Instituti është njoftuar edhe për erëra që do të fryjnë nga verilindja.
“Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.