Moti gjatë javës së ardhshme në Kosovë parashihet të jetë kryesisht i vranët e vende-vende do të ketë edhe fjolla të dobëta bore, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme. Të mërkurën dhe të premten priten fjolla të dobëta bore.
“Java e ardhshme do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Vranësirat, vende-vende, do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke sjellë netë dhe mëngjese me acar, ndërsa era do të fryjë nga drejtime të ndryshme. Kujdes i shtuar i pjesëmarrësve në trafik për shkak të ngricave të cilat në viset e larta mund të jenë prezentë gjatë gjithë ditës”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
-
Moti gjatë javës së ardhshme kryesisht i vranët dhe me reshje shiu
-
Javë me vranësira, reshje shiu e bore në Kosovë
-
Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme
-
Moti gjatë javës së ardhshme kryesisht i vranët e me reshje shiu
-
Moti gjatë javës së ardhshme i vranët e me intervale me diell, në mëngjese parashihen ngrica