Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët sot në Kosovë

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Sipas parashikimit, vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 3 deri në 5 gradë Celsius.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, kur temperaturat e ulëta mund të krijojnë ngrica në rrugë.