Gjatë pesë ditëve të ardhshme moti parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja do të ketë mot të vranët dhe pa reshje.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të jenë të ulëta, me erëra mesatare deri të fuqishme, kryesisht nga verilindja dhe juglindja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënën do të mbajë mot i vranët, me riga shiu gjatë ditës, të cilat në orët e vona të mbrëmjes do të shndërrohen në borë.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -2 deri 1°C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 1 deri 4°C.
Të martën, moti do të mbetet i vranët, me reshje të herëpashershme bore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -1 deri 1°C, ndërsa maksimalet nga 1 deri 2°C.
Të mërkurën, moti do të jetë i vranët, me fjolla bore vende-vende. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri -1°C, ndërsa maksimalet do të jenë 0 deri 1°C.
Sipas IHMK-së, të enjten moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3 deri -1°C, ndërsa maksimalet 0 deri 1°C.
Të premten, moti do të jetë kryesisht i vranët, me temperatura minimale ndërmjet -3 deri -1°C dhe maksimale nga 0 deri 1°C.