Arbëri

Vranësira, mjegull dhe rritje graduale e temperaturave gjatë javës

mot i vranët

Me mot të vranët e vende-vende me riga shiu pritet të fillojë java e ardhshme në Kosovë. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga e marta pritet stabilizim i kushteve meteorologjike.

Gjatë ditëve të ardhshme parashihen edhe intervale me diell, ndërsa erërat do të fryjnë mesatare deri lokalisht të forta, kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja.

Të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes pritet paraqitje e mjegullës, e cila mund të vështirësojë qarkullimin në komunikacion, prandaj pjesëmarrësve në komunikacion ju këshillojmë kujdes të shtuar.

Të hënën moti do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të sillen rreth 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 5-8 gradë Celsius.

Të martën moti do të ndryshojë. Parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7-10 gradë Celsius.

Edhe të mërkurën pritet të mbajë mot i njëjtë. Temperaturat minimale do të sillen nga -1 deri 1 gradë Celius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 12 gradë Celsius.

Të enjten temperaturat do të shënojnë rënie. Minimalet do të sillen nga -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 10 gradë Celsius.

Edhe të premten do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 9 gradë Celsius.