Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Java e ardhshme me mot të ngrohtë, por me reshje të herëpashershme

Moti në Kosovë

Mot kryesisht i ngrohtë pritet të mbajë gjatë javës së dytë të prillit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ndonëse java parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, të martën dhe të enjten mund të ketë riga shiu në disa zona. 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-23 gradë celsius. 

Të hënën do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale nga 1 deri në 4 gradë celsius, kurse maksimalet nga 18 deri në 23 gradë celsius. 

Të martën, me vranësira vende-vende, parashihet që të ketë edhe shi. Temperaturat më të ulëta do të jenë nga 3 – 6 gradë celsius, ndërsa më të lartat nga 16 deri në 19 gradë. 

Ndryshe nga e marta, të mërkurën do të ketë sërish mot me diell e vranësira të shpërndara. Megjithatë temperaturat parashihen të jenë më të ulëta. Nga 4 deri në 7 gradë celsius minimalet dhe nga 12 deri në 15 gradë celsius maksimalet e ditës.

Edhe Temperaturat zbresin deri në 2 gradë javën e ardhshme Arbëri Temperaturat zbresin deri në 2 gradë javën e ardhshme

Edhe të enjten do të ketë mot me diell e vranësira të shpërndara që mund të sjellin riga shiu. 

Temperaturat minimale do të ulën në  -1 dhe -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 12 gradë. 

Ndërsa të premten moti do të jetë kryesisht me diell, por me temperatura të ngjashme sikurse një ditë më parë.