Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm në Kosovë.

Sipas njoftimit, pjesët e para të ditës do të fillojnë me rreze dielli, por gjatë ditës rrezet e diellit do të zëvendësohen me vranësira, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

IHMK-ja njofton se për shkak të gjendjes së lartë termike që ishte në mesjavë dhe proceseve tjera termodinamike në troposferë, rrezikohen disa zona të izoluar me reshje breshëri breshnizë.

“Sa i përket temperaturave, ato mbesin në vlera të njëjta me këto të fundit, duke i ruajtur mesataret e viteve tjera të muajit gusht. Kjo situatë meteorologjike do të ndikojë pozitivisht në kushtet biometeorologjike, hidrologjike dhe atyre agrometeorologjike, meqë mungesa e reshjeve është prezent kohëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius.