Arbëri

Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme

moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme, moti do të paraqitet i ndryshueshëm, me një fillim të ngrohtë dhe kryesisht me diell, ndërsa nga mesi i javës pritet një rënie graduale e temperaturave dhe paraqitje e reshjeve të përkohshme. Vranësirat dhe rrebeshet lokale do të jenë më të theksuara në pjesën e dytë të javës. Temperaturat do të luhaten nga vlerat mbi 30°C në fillim të javës deri në 23°C në fundjavë. Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kihet kujdes nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyra në moshë, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuar.

Të hënën pritet mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të luhaten nga 13 – 16°C, ndërkaq  temperaturat maksimale 31 – 35°C.

Të martën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës. Temperaturat minimale do të sillen nga 14 – 17°C, ndërkaq temperaturat  maksimale 28-32°C.

Të mërkurën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Lokalisht parashihen reshtje të shkurta shiu. Temperaturat minimale do të jenë 12-16 gradë celsius kurse maksimalet 28-32 gradë celsius.

Të enjten moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona. Temperaturat minimale sillen nga 12 – 16°C, ndërkaq maksimalet 26 – 29°C.

Ndërkaq të premten pritet mot me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona. Temperaturat minimale do të sillen nga 12-16 gradë, ndërkaq maksimalet 26-29 gradë celsius.