Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat pritet që vende-vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 16-20 gradë.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 18-21 gradë. Priten vranësira dhe intervale me diell, ndërsa të mërkurën vranësirat do të dendësohen duke krijuar kushte për shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat maksimale do të mbërrijnë deri në 22 gradë celsius.
“E enjte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
E, të premten do të ketë reshje të shiut dhe shkarkime rrufesh në disa zona. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 18-23 gradë.