Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mosrespektimi i orarit të punës – shkelja kryesore e stafit shëndetësor në QKUK

qkuk

Mungesa në vendin e punës gjatë kohës së kujdestarisë është shkelja më e shpeshtë që është raportuar nga Komisioni për kontrollin e mbarëvajtjes së punës të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Në raportin drejtuar drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ky komision ka rekomanduar marrjen e masave të menjëhershme ndaj një pjese të personelit shëndetësor.

Komisioni në raport, të cilin e ka siguruar KOHA, ka përmendur katër kontrolle për 15 ditë brenda muajit prill. Pavarësisht se ky komision ka rekomanduar masa deri në shkalla më të rrepta, më 17 maj është thënë se s’ka pasur asnjë sanksionim të realizuar.

Te shumica e klinikave është vënë re mungesa e stafit në kujdestari, ndërsa ka pasur edhe raste të shkeljeve të masave COVID-19 e hyrje të përcjellësve të pacientëve, edhe pse një gjë e tillë ishte e ndaluar. Në shumë raste është raportuar se i gjithë ekipi shëndetësor ka qenë në vendin e tij të punës në kohën e inspektimit.

Në repartin e hematologjisë, Komisioni ka kërkuar të mos lejohet më futja e personave civilë si përcjellës të pacientëve, ndërsa është kërkuar që për shtatë ditë të merren masa ndaj stafit që kishte munguar në kohën kur u bë inspektimi. Mungesa ishte bërë me arsyetimin se stafi është në ambulanca specialistike e në repartin e dhënies së kimioterapisë.

Në klinika të QKUK-së është hasur në disa raste në staf që është zënë duke pushuar në dhoma personale.

Edhe Me gjithë ndalesën, familjarët shoqërues nëpër klinika po kujdesen për të afërmit Arbëri Me gjithë ndalesën, familjarët shoqërues nëpër klinika po kujdesen për të afërmit

Për një rast te njësia e COVID-19, Komisioni ka treguar për një infermiere “të një ordinance private, e që ishte e angazhuar në përkujdesin e një pacienti”.

Te Mjekësia Sportive është kërkuar t’u hiqet mëditja kujdestarëve të një date, për shkak të mungesës në vendin e punës.

Për Klinikën Emergjente, Komisioni ka kërkuar të merren masa ndaj një specializanteje që në vend se të ishte në shërbim të pacientëve, sipas raportit, ishte në dhomën e specializantëve e me derë të mbyllur.

Në një rast në një klinikë, Komisioni ka thënë se një mjeke ishte arsyetuar se mungon për shkak të sëmundjes “por ka qenë në ligjërata me studentë”.

Në një rast tjetër, është thënë se një infermiere është përplasur me komisionin pas kërkesës që të largoheshin civilët nga reparte të caktuara.

Edhe Kërkohet përgjegjësi institucionale për kushtet në Pediatri Arbëri Kërkohet përgjegjësi institucionale për kushtet në Pediatri

Për Klinikën e Pulmologjisë është kërkuar rritja e numrit të infermiereve në kujdestari. Ngarkesë është parë te parë te Klinika e Pediatrisë.

Në raportet e Komisionit theksohet për një rast në Klinikën e Urologjisë se është hasur në një paciente të hospitalizuar, e cila ishte me kateter dhe qese urinare dhe që rezultatet e analizave i kishte marrë vetë personalisht në Klinikën e Biokimisë. Gjatë kontrollit, komisioni ka thënë se ajo është alivanosur në korridor. Për këtë klinikë Komisioni ka kërkuar më shumë vigjilencë nga ekipi kujdestar dhe që gjatë kujdestarisë të jetë prezentë në klinikë.