Avokati i Popullit ka vlerësuar se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme është marrë pa bazë të qëndrueshme juridike dhe në kundërshtim me procedurat e përcaktuara me ligj.
Ky institucion ka theksuar se shteti ka detyrimin pozitiv të sigurojë kushte të barabarta dhe procedura të drejta për të gjithë garuesit politikë, duke garantuar që çdo kufizim të jetë i domosdoshëm, proporcional dhe i mbështetur në ligj.
“Avokati i Popullit rikujton se përshtatshmëria politike vendoset nga qytetarët përmes votës së lirë dhe e jo përmes vendimeve administrative”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.
Siç ka thënë më tej Avokati i Popullit, çdo ndërhyrje e pajustifikuar që pengon pjesëmarrjen e një subjekti politik cenon këtë të drejtë dhe ndikon drejtpërdrejt në integritetin e procesit zgjedhor.
Avokati i Popullit rikujtoi se, sipas praktikave ndërkombëtare, masat që prekin ekzistencën ose pjesëmarrjen e një partie politike, përfshirë moscertifikimin, duhet të bazohen në një ligj të qartë, të qasshëm dhe të parashikueshëm, si dhe të respektojnë plotësisht procedurat e parashikuara me ligj.
“Ndërhyrjet parandaluese janë të lejueshme vetëm kur bazohen në veprime konkrete të ndaluara me ligj dhe në vendime të formës së prerë të gjykatës, e jo në bazë të qëndrimeve politike”.
Edhe
Haxhiu e sheh të padrejtë shqetësimin e Avokatit të Popullit për moscertifikimin e Listës Serbe
Dy anëtarët e VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së djeshme votuan kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme. Shtatë anëtarë abstenuan, ndërsa dy të tjerë, anëtarja serbe dhe kryesuesi Kreshnik Radoniqi, votuan për. Partia më e madhe e serbëve në Kosovë nuk mori votat e mjaftueshme për certifikim.
Njëjtë kishte ndodhur edhe në zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt dhe ato lokale më 12 tetor. Asokohe, KQZ-ja s’e pati certifikuar Listën Serbe, por ishte urdhëruar ta bënte një gjë të tillë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
-
PZAP-ja refuzon ankesën e opozitës serbe, nuk e certifikon për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Leku i PZAP-së për Listën Serbe: Vetë KQZ-ja ka thënë se janë plotësuar kushtet për certifikim
-
PZAP-ja e miraton ankesën e Listës Serbe, i refuzon gjashtë të tjera
-
Krasniqi: Politizimi s’po vjen nga KQZ-ja, por nga bashkësia ndërkombëtare