Në mbledhjen 361-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës gjatë diskutimeve që lidheshin me shqyrtimin e kundërshtimit të kandidates për anëtare të KGJK-së, Mejreme Mema, kryesuesi Albert Zogaj i tha anëtarit Fahret Vellija që me rastin e diskutimeve për këtë pikë të mos bëjë drama, e kjo pasoi me kundërshtimin e këtij të fundit.
“Mos bo drama se s’ka vend për drama”, tha kryesuesi Zogaj, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Nuk po bëj drama”, u përgjigj ai.
Kujtojmë se nga procesi i votimit në raudin e dytë, Komisioni Zgjedhor kishte konstatuar se gjyqtarët Rrustem Thaqi dhe Franciska Zhitia-Ymeri zgjidhen anëtarë të rinj, duke nisur një mandat 5-vjeçar.
Paraprakisht, Vellija tha se kundërshtimi i kandidates Memaj i paraqitur ndaj rezultatit zgjedhor të mbajtur më 23 janar 2026 në Gjykatën Supreme, duhet të konsiderohet si i lejuar dhe duhet të shqyrtohet përmbajtja e tij.
Ai thotë se paraprakisht kishte menduar që të propozohet për shtyrje të pikave të rendit të ditës që kanë të bëjnë me rezultatin zgjedhor pasi që materialet për ato i ka pranuar vonë.
Më tutje, Vellija tha se opinionin që e ka dhënë Zyra Ligjore e Sekretariatit të KGJK-së ndaj kundërshtimit të Memajt nuk është i formatit si është herave të tjera dhe se pikërisht tash është ndryshuar formati i këtij opinioni për këtë pikë të rendit të ditës.
Sipas anëtarit, forma se si është përpiluar opinioni i ngjan më shumë si përgjigje ndaj pretendimeve të ngritura si në kundërshtim të paraqitur nga Memaj.
Vellija shtoi se fakti se është kaluar në raundin e dytë të votimit, ka pasur një vendim të Komisionit Zgjedhor që vetë KGJK ka zgjedh dhe se sipas tij, kundërshtimi është paraqitur ndaj atij vendimit që të kalohet në raund të dytë të votimit për anëtar të KGJK-së nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme.
Lidhur me opinionin e Zyrës Ligjore, sipas tij, kur flet për pjesën e tërësisë së votave nga të cilat prej 34 votave 1 është shpall e pavlefshme, vota e pavlefshme në opinionin e Zyrës Ligjore është thënë se nuk ka efekt as pozitiv as negativ, çka sipas anëtarit, një efekt vota e pavlefshme.
Kryesuesi Zogaj lidhur me atë se çka është shënuar në opinion, sqarohet se nuk ka efekt negativ as pozitiv por se ka ndikuar në përcaktimin e shumicës së votave.
Kryesuesi Zogaj: Të mbajmë nivelin e diskutimit profesional, me etikë, transparencë dhe pa emocione
Gjatë diskutimeve që lidheshin me paraqitjen e kundërshtimit të kandidates për anëtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Mejreme Memaj, kryesuesi Albert Zogaj kërkoi që gjatë diskutimeve të ruhet niveli i diskutimeve profesionale me etikë, transparencë dhe pa emocione.
“Tepër me rendësi që të paktën ne këtu si administrues të procesit me mbajt nivelin në radhë të parë të diskutimit profesional, etik dhe transparent dhe pa emocion, sepse emocioni e prish mendimin objektiv”, tha Zogaj, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Zogaj theksoi se pas paraqitjes së kundërshtimit nga Memajt, ka pasur diskutime joetike, pa ndikime, duke sqaruar se si është implikuar Zyra Ligjore e Sekretariatit të KGJK-së për dhënie të opinionit ligjor.
Sipas Zogajt, kur është paraqitur kundërshtimi, tha se e ka konfirmuar paraqitjen e tij dhe në mungesë të praktikës ka kërkuar opinion nga Zyra Ligjore.
Kryesuesi tha se secili nga anëtarët e KGJK-së ka eksperiencë në drejtësi, duke shtuar se duhet të kemi opinion kredibil dhe me ndershmëri mbi të gjitha.
Sipas Zogajt, të njëjtit kanë kontribuar në kufijtë e demokracisë si KGJK-së, prandaj është vendos kundërshtimi në rend dite, duke vendosur fillimisht për lejueshmërinë e ti,j pastaj nëse vendoset se është i lejuar të vendoset për përmbajtjen e tij.
Refuzohet propozimi që të hiqet nga rendi i ditës pika për certifikim të rezultatit zgjedhor në Gjykatën Supreme
Në mbledhjen 361-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, anëtari Besnik Bislimaj propozoi që pika e tretë e rendit të ditës që flet për certifikimin e rezultatit zgjedhor për anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të hiqet nga rendi ditës, por ky propozim u refuzua.
Sipas Bislimajt, fakti se në pikën e dytë të rendit të ditës është shqyrtimi i kundërshtimit të kandidates për anëtare të KGJK-së, Mejreme Memaj, dhe se pika e tretë që parasheh certifikimin, paragjykon vendimmarrjen e pikës që flet për shqyrtimin e kundërshtimit, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Meqenëse si pikë e rendit të ditës është kundërshtimi i gjyqtares Mejreme Memaj për anëtar të KGJK-së nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit dhe menjëherë si pikë tjetër certifikimi i rezultateve konsideroj se kjo pikë duhet të shtyhet pasi që si pikë këtu paragjykon mënyrën e vendosjes në kundërshtimin e gjyqtares”, tha Bislimaj.
Më pas, kryesuesi Albert Zogaj tha se nëse anëtarët vlerësojnë se kundërshtimi është i bazuar, nuk certifikohet rezultati apo e kundërta- nëse e vlerësojnë se është i pabazuar, kundërshtimi bëhet certifikimi e që sipas tij anëtarët janë të njëjtë si për kundërshtim si për certifikim.
Më pas, Zogaj e hodhi në votim propozimin që të largohet nga rendi ditës pika tre dhe katër.