Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Ismaili pret kryetarin Ahmeti: Prishtina do të bëhet me spitalin e saj

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka pritur sot në një takim kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ismaili dhe Ahmeti kanë folur për projektin e zvarritur me vite për Spitalin e Prishtinës.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se ky projekt, më në fund, do të bëhet realitet dhe rezultatet e para do të shihen së shpejti.

"Prishtina ka nevojë për një spital të qytetit. Projekti dhe realizimi i tij ka vite që është zvarritur duke lënë prishtinasit pa shërbime të merituara shëndetësore” tha ministri Ismaili dhe shtoi se ndërtimi i këtij spitali është një nga prioritetet e tij. do të bëhet me spitalin e saj dhe rezultatet e para do të shihen së shpejti”, tha ai. Më tej, ministri Ismaili tha se parakusht duhet të jetë lokacioni që projekti të nis sa më parë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se mirëpret bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë për Spitalin e Prishtinës.

Sipas tij, tani duhet të krijohen grupet punuese në mënyrë që puna të mos vonohet.