Dy vjet pasi qe marrë vendimi për ndërtimin e spitalit të Prishtinës, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se do të nisë studimin e fizibiltetit, përmes të cilit do të saktësohen detaje në lidhje me këtë spital, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Sapo e bëmë hapin e parë drejt ndërtimit të spitalit të Prishtinës. Një kërkesë dhe nevojë e kamotshme e qytetarëve të Prishtinës tani po realizohet me hapa konkretë dhe buxhet të ndarë. Prioriteti ynë për shëndetësinë më afër qytetarit, po ec përpara”, ka thënë të enjten, ministri Ismaili.
Ai ka thënë se tashmë, së bashku me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, e kanë nënshkruar memorandumin për spitalin e Prishtinës, i cili do të ketë kapacitete moderne.
Sipas tij, ky spital do të ofrojë efikasitet më të lartë, e po ashtu edhe shërbime moderne shëndetësore.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
U nënshkrua kontrata për jetësimin e spitalit të Prishtinës
-
Spitali i Prishtinës kryhet brenda 3 vjetësh, mungesa e tij ka qenë shkurt-pamësi
-
Nënshkruhet memorandumi për Spitalin e Prishtinës, Ismaili thotë se do të ketë kapacitete moderne
-
Prishtina edhe sivjet pa spital të vetin
-
Ministria dhe Komuna të pakoordinuara rreth Spitalit të Prishtinës, ende vetëm bisedime