Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe ai i Administratës Publike, Mahir Yagcilar kanë nënshkruar memorandum për projektin e Spitalit të Prishtinës.
Ismaili tha se ky spital do të ofroj efikasitet më të lartë, e po ashtu edhe shërbime moderne.
"Sot patëm hapin e parë të një kërkesë të kamotshme për fillimin e ndërtimi të spitalit të Prishtinës. Sot nënshkruam një memorandum që vendosin hapat një pas një. Kjo ka qenë e kërkesë, që i ka privuar qytetarët nga e drejta e tyre. Ky projekt mendoj që do të përfundoj me sukses. Do të ketë shërbime moderne, me kapacitete moderne për qytetarët e vet. Në këtë mënyrë do të realizojmë një kërkesë të kamotshme", tha ai, përcjell kp.
I kënaqur me këtë nënshkrim memorandumi u shpreh edhe Mahir Yagcilar.
"Është një projekt shumë i rëndësishëm për komunën dhe qytetarët. Do të realizohen shërbime shumë më efikase. Gjatë debateve buxhetore është dedikuar kodi dhe buxheti në kuadër të Ministrisë së Administrimit. Hapi i parë do të jetë hartimi i fizibilitetit. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me ju në hapat më tutje. Sepse është një projekt sfidues" është shprehur ai.
Edhe
U nënshkrua kontrata për jetësimin e spitalit të Prishtinës
Isnaili tha se ky projekt tha se dihet që është ndarë një buxhet për këtë.
"Si të tillë ne e kemi ndarë një buxhet tre vjeçar, ne kemi një plan fillestar që të përfundojë ky projekt. Deri më tani është 7 milionë euro. Varësisht nga nevojat se nuk do të përfundojë me kaq. Do të ndërtohet pavarësisht se sa do të kushtojë", tha ministri Ismaili.
-
Spitali i Prishtinës kryhet brenda 3 vjetësh, mungesa e tij ka qenë shkurt-pamësi
-
Ministria e Shëndetësisë do studimin e fizibilitetit për spitalin e Prishtinës
-
Ismaili thotë se vitin tjetër nis ndërtimi i Spitalit të Prishtinës
-
Ministri Ismaili pret kryetarin Ahmeti: Prishtina do të bëhet me spitalin e saj