Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri i Brendshëm informohet për sfidat e sigurisë në komunën e Pejës

Prishtinë, 16 gusht - Minisrti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka pritur sot kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, u bë e ditur përmes një njoftimi për media, sipas të cilit ata diskutuan në lidhje me çështjen e sigurisë në komunën e Pejës.

Me këtë rast ministri Gashi ka përmendur rëndësinë e bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe atij lokal, ndërsa kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri e informoi atë për sfidat me të cilat ballafaqohet kjo komunë sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë takim u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile, në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile, sistem ky që u lehtëson qytetarëve pajisjen me dokumente.