Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka pranuar kërcënime nëpërmjet rrjeteve sociale. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka treguar se Muhaxheri ka pranuar kërcënimet më 14 nëntor dhe i ka raportuar dje.
Policia është duke hetuar rastin dhe ende nuk ka të dyshuar.
“Më datën 14 nëntor rreth orës 15:26 ka pranuar kërcënime përmes dy profileve në rrjete sociale, ndërsa më 15 nëntor e ka paraqitur rastin në Polici. Rasti është cilësuar si kanosje dhe janë duke u ndërmarrë hetimet. Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ende nuk ka të dyshuar”, ka thënë Gashi për KOHËN.
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve për sulmin ndaj kryetarit të Pejës
-
Policia jep detaje për sulmin ndaj kryetarit të Pejës
-
Arrestohet një podujevas që e kanosi kryetarin e Pejës përmes telefonit
-
Arrestohet i dyshuari për kërcënim me vrasje ndaj katër zyrtarëve policorë në Pejë
-
Muhaxheri shpall fitoren