Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për kanosje ndaj personit zyrtar dhe dëmtim të pasurisë.
Ai dyshohet se ka kanosur verbalisht me vrasje katër zyrtarë policorë gjatë kohës kur ata ishin duke kryer detyrat e tyre zyrtare.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:30.
Po ashtu, sipas policisë, i dyshuari ka dëmtuar një kompjuter brenda një zyre në stacionin policor.
Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për kanosje ndaj policëve
-
Sulmoi policinë nën ndikim të alkoolit, arrestohet i dyshuari në Pejë
-
Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara në Polici të premten
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual dhe posedim të materialeve të abuzimit me fëmijë
-
Arrestohet një person në Prishtinë, postoi në rrjete sociale koment me përmbajtje kërcënuese