Me një ceremoni të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, është bërë hapja e Javës së Krenarisë.
“Qeveria e Kosovës ka prioritet strategjik të punoj drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse, me diversitet dhe me mundësi të barabarta e pa diskriminim për të gjithë qytetarët e saj pa dallim”, tha ka thënë Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit.
Ai shtoi se Qeveria është skajshmërisht e angazhuar që të drejtat e njeriut t’i vendos në qendër të vlerave të përfaqësuara nga Republika e Kosovës, duke u bazuar në parimet e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mos-diskriminimit në bazë të orientimit seksual.
Me moton “Bashkë dhe krenarë”, ky aktivitet u organizua nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile Center for Equality and Liberty - CEL dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore - CSGD.
Ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë në Kosovë i paraprinë realizimit të aktiviteteve tjera në kuadër të Javës së Krenarisë, me qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e Kosovës.
-
Hapet Java e Krenarisë, Kurti: Fatkeqësisht komuniteti LGBT përballet me diskriminim
-
Sot nis Java e Krenarisë në Prishtinë me moton “Edhe n’shtet, edhe n’familje”
-
Sot mbahet ceremonia hapëse e “Javës së Krenarisë”
-
Në Prishtinë u mbajt Parada e Krenarisë me moton “Asnjë hap mbrapa”
-
“Asnjë hap mbrapa”, motoja e Paradës së Krenarisë sivjet