Me moton “Asnjë hap mbrapa”, këtë vit në Kosovë do të mbahet edicioni i nëntë i Javës së Krenarisë, nga data 9 deri më 14 qershor, ka njoftuar të martën organizata “Prishtina Pride”.
Sipas organizatorëve, kjo moto bart mesazh të fuqishëm për qëndresë ndaj lëvizjeve që rrezikojnë të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe dinjitetin e çdo individi.
Java e Krenarisë është ngjarje publike që përmes aktiviteteve kulturore, artistike dhe festive synon të promovojë pranimin dhe përfshirjen e personave LGBTI+ në shoqëri.
Kjo javë është thirrje për barazi dhe afirmim i përkushtimit për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Prishtinë u mbajt Parada e Krenarisë me moton “Asnjë hap mbrapa”
-
Parada e Krenarisë mbahet sot në Prishtinë
-
“Kemi qenë dhe do t’jemi” – slogani i sivjetmë i Javës së Krenarisë në Kosovë
-
“Barazi ose revoltë”, mbahet Parada e Krenarisë në kryeqytet
-
Sfidat e komunitetit LGBTI+, kërkohet miratimi i Kodit Civil