Një numër aktivistësh, zyrtarësh e qytetarë kanë ecur të shtunën nga sheshi kryesor i Prishtinës tek parkingu i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në kuadër të Paradës së Krenarisë me moton “Asnjë hap mbrapa”.
Parada ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Kosovë.
Në këtë ecje ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ambasadorë të shteteve evropiane.
Pas ecjes, te parkingu i Bibliotekës ka nisur koncerti si aktiviteti final i Javës së Krenarisë për sivjet.
Aktivistë për të drejtat e njeriut kanë vlerësuar se ky komunitet në Kosovë përballet me disa vështirësi, përfshirë mosmiratimin e Kodit Civil dhe mungesën e strehimores.
Artikuj të ngjashëm
-
“Barazi ose revoltë”, mbahet Parada e Krenarisë në kryeqytet
-
“Asnjë hap mbrapa”, motoja e Paradës së Krenarisë sivjet
-
Sfidat e komunitetit LGBTI+, kërkohet miratimi i Kodit Civil
-
Studentë nga e gjithë Kosova bëjnë thirrje për drejtësi dhe unitet
-
“Liria ka Emër”: Në marsh morën pjesë rreth 100 mijë qytetarë