Grupi organizativ i “Prishtina Pride”, ka njoftuar se të hënën në orën 18:00, nis Javën e Krenarisë 2022.
Hapja zyrtare e edicionit të gjashtë të këtij organizimi do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, nën patronazhin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit, ka njoftuar ky grup në një komunikatë për media.
Kjo zyrë funksionon në kuadër të Kryeministrisë.
Në hapjen e edicionit të sivjetmë, është paralajmëruar pjesëmarrja e presidentes Vjosa Osmani, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier dhe shefit të zyrës së BE-së për Kosovë, Tomas Szunyog.
Organizimi do të zgjasë deri më 9 qershor dhe do të ketë diskutime, ekspozita artistike, aksione rrugore, festa e protesta.
Slogani i këtij edicioni të Javës së Krenarisë është “Edhe n’shtet, edhe n’familje”.