Të enjten, me fillim prej orës 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të organizohet Parada/Ecja e Krenarisë.
Parada do të përmbyllet me një koncert në platenë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.
Java e Krenarisë 2022 nisi më 6 qershor. Edicioni i gjashtë i kësaj jave erdhi me sloganin “Edhe n’shtet, edhe n’shpi”. Personat LGBTQI+ organizojnë këtë javë me synimin për të treguar se janë qytetarë të shtetit e të çdo familjeje kosovare. Sipas organizatorëve, slogani pasqyron praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave LGBTQI+ si në shtet, edhe në familje.
Java e Krenarisë është ngjarje që mbahet në ambiente të jashtme në të cilën përmes festës bëhet thirrje për pranimin e personave homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe të tjerë në shoqëri.
-
“Barazi ose revoltë”, mbahet Parada e Krenarisë në kryeqytet
-
Panairi i Librit – thirrja e përvitshme për lexim dhe refreni për kushte
-
Veteranët marshojnë në kryeqytet, në 27-vjetorin e çlirimit
-
Prishtina shënon Ditën e Çlirimit, theksohet se liria e fituar duhet të shoqërohet me përgjegjësi
-
Në marshin për 8 Marsin bëhet thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë