Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot mbahet ceremonia hapëse e “Javës së Krenarisë”

LGBTQI+

Zyra e kryeministrit ka bërë të ditur se sot me fillim nga ora 18:00 do të mbahen ceremonia hapëse e “Javës së Krenarisë/Parada e Krenarisë”, me moton “Bashkë dhe Krenarë”, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

‘’Parada ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e Kosovës. Ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë në Kosovë do t’i paraprijë realizimit të aktiviteteve tjera në kuadër të Javës së Krenarisë’’, thuhet në njoftimin e kkësaj zyre.

Me këtë rast, presidentja e vendit Vjosa Osmani, zëvendës-shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Riccardo Serri, ambasadorja e Holandës në Kosovës, Carin Lobbezoo dhe drejtori ekzekutiv i organizatës ‘’CEL’’, Blert Morina, do të mbajnë fjalim të përbashkët.

‘’Java e Krenarisë’’ do të shoqërohet edhe me aktivitete të ndryshme gjatë gjithë javës.