Komuna e Pejës, së bashku me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, ka nisur para disa ditësh lirimin e hapësirave publike të uzurpuara kundërligjshëm në këtë komunë.
Në vazhdën e këtij aksioni, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, kishte thirrur në zyrën e tij të enjten në një takim zëvendësdrejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, nënkolonelin Veton Elshani, komandantin e Stacionit Policor në Pejë, Ndue Nikolla, dhe drejtorin e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Pejës, Leotrim Murtezaj, me qëllim të koordinimit të veprimeve të mëtutjeshme për lirimin e të gjitha hapësirave publike të uzurpuara, shkruan sot Koha Ditore.
Nga ky takim, si konkluzion ka dalë kërkesa që brenda një afati të caktuar kohor të sigurohen nga institucionet përgjegjëse lista e të gjitha pronave publike të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme dhe njëkohësisht të vazhdohet monitorimi i hapësirave të uzurpuara publike, të cilat janë liruara gjatë ditëve të kaluara nga uzurpatorët.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Prokuroria e Pejës në aksion kundër ndërtimeve pa leje
-
Prokuroria në Pejë ua kërkon komunave listat e pronave të uzurpuara
-
Aksion për lirimin e hapësirave të uzurpuara publike në Pejë
-
Nga zonë ujore në tokë ndërtimore, si u hap rruga për këmbimin milionësh në Pejë
-
Aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve, dyshohen për lëshimin e lejeve ndërtimore e këmbim të pronave