Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e vizitorëve gjatë vitit 2023.
Sipas statistikave, ka pasur më shumë vizitorë vendorë dhe të huaj më 2023 se më 2022.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo20,2% më shumë vizitorë të huaj qëndruan në Kosovë në vitin 2023, dhe numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.
Numri total i vizitorëve të jashtëm që kanë hyrë në territorin e Kosovës nga janari deri në dhjetor 2023 ka qenë 6,416,443. Nga këta, më së shumti janë shënuar për vizitë miqve dhe të afërmve me 5,170,754.
Numri i banorëve të Kosovës që kanë pasur të paktën 1 udhëtim me netë-qëndrimi brenda apo jashtë Kosovës ka qenë 713,532.