Spitali Rajonal "Isa Grezda" në Gjakovë, gjatë muajit të kaluar ka pasur të hospitalizuar gjithsejtë 1 mijë e 163 pacientë.
Gjatë kësaj periudhe bëhet me dije se në këtë spital janë kryer 191 operacione, ka njoftuar për KOHËN drejtori spitalit, Hilmi Shala. Në repartin gjinekologjik, në spitalin "Isa Grezda" për një muaj janë kryer 128 lindje, nga të cilët 61 bebe të gjinisë mashkullore dhe 67 të gjinisë femërore.
Gjatë muajit nëntor janë kryer edhe shumë shërbime ambulantore, nga ato, 8 mijë e 382 vizita mjekësore, 187 shërbime të CT-së, 1 mijë e 330 shërbime në Ro-Kabinet dhe 233 shërbime në njësinë e Mjekësisë Fizikale.
Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në laboratorin e spitalit "Isa Grezda" ka qenë 2 mije e 563, ndërkaq në repartin e Hemodializës janë kryer 739 dializa.
-
Pesë lindje në Gjakovë më 1 janar, foshnja e parë vajzë
-
Tre pacientë nga Shqipëria po trajtohen në Spitalin e Gjakovës
-
Spitali Rajonal "Isa Grezda" në Gjakovë po i kthehet normalitetit
-
Në Spitalin e Gjakovës, asnjë pacient i pranuar me COVID-19 në 24 orët e fundit
-
73 pacientë të hospitalizuar për COVID-19 në Gjakovë