Spitali Rajonal "Isa Grezda" në Gjakovë po i kthehet normalitetit, ka thënë të shtunën drejtori Hilmi Shala.
"Gjendja me COVID është qetësuar dhe i kemi kthyer në normalitet të gjitha repartet e spitalit", ka thënë Shala për KOHËN.
"Ambulancat specialistike po punojnë me kapacitete të plota, ndërkohë që këto ditë janë liruar të punohen edhe operacionet elektive (të ftohta)", ka bërë me dije ai duke bërë thirrje për vaksinim.
"Apelojmë të vaksinohen sa më shumë qytetarë, në mënyrë që të mos ketë rikthim të rasteve", ka bërë thirrje Shala.
Ndryshe aktualisht në Spitalin Rajonal "Isa Grezda" janë të shtrirë 18 pacientë me COVID-19, 6 nga të cilët nga Shqipëria. 12 nga pacientët e shtrirë janë me oksigjeno-terapi dhe një me CPAP maskë.
-
5 nga 6 pacientët me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës janë nga Shqipëria
-
Tre pacientë nga Shqipëria po trajtohen në Spitalin e Gjakovës
-
Në Spitalin e Gjakovës, asnjë pacient i pranuar me COVID-19 në 24 orët e fundit
-
Në Spitalin e Gjakovës 70 pacientë me oksigjeno-terapi, 6 me CPAP maskë
-
Gjakova me 99 raste aktive me Covid-19