Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

73 pacientë të hospitalizuar për COVID-19 në Gjakovë

Në Spitalin "Isa Grezda" në Gjakovë janë duke u trajtuar 73 pacientë për koronavirus. 53 janë konfirmuar pozitivë, 13 negativë ndërsa 7 janë ende të pakonfirmuar.

Sipas njoftimit të Spitalit, 55 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi, 2 në CPAP maskë dhe 2 në respirator.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Gjakovë aktualisht janë 914 raste aktive me koronavirus.