Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Spitalin e Gjakovës 58 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, "Isa Grezda", gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 76 pacientë me COVID-19.

Sipas drejtorit të këtij institucioni shëndetësor, Hilmi Shala aty janë 58 pacientë me oksigjenoterapi, 2 me CPAP maskë dhe 2 në respirator.

Nga Shqipëria në spitalin e Gjakovës janë të shtrirë 10 pacientë me COVID-19.

Spitali ka 76 shtretër në shfrytëzim, ndërsa ka edhe 59 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19.