Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maqedonci i gatshëm ta ndihmojë Republikën Çeke në përballje me vërshimet

Republika Çeke

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se ka shprehur gatishmërinë t’i ndihmojë Republikës Çeke që po përballet me vërshime.

Ai ka shkruar në Facebook se ka diskutuar me homologen çeke, Jana Černochová dhe i ka shprehur gatishmëri “përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me rastin e vërshimeve të jashtëzakonshme në Republikën  e Çekisë, Ministri i Mbrojtjes  Ejup Maqedonci i ka shprehur gatishmërinë për ndihmë Ministres së Mbrojtjes  Jana Černochová “Në këto momente të vështira kur Republika Çeke po përballet me përmbytje, në letrën drejtuar homologes sime, Ministres së Mbrojtjes së Republikës Çeke, Jana Černochová, i shpreha gatishmërinë për t'iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare. Gjersa mendimet tona janë me të gjithë të prekurit, uroj që kjo krizë të kalojë sa më parë, me sa më pak dëme”, thuhet në njoftimin e Maqedoncit.

Ministri ka thënë të dielën se Kosova qëndron me Republikën Çeke në këtë periudhë të rëndë.