Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe homologu i tij kroat Ivan Anushiq kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
Maqedonci ka thënë se prezenca e ushtarakëve kroat është kruciale dhe shumë e rëndësishme për vendin.
Ai ka thënë se prezenca ushtarake kroate në kuadër të KFOR-it ka kontribuar në ruajtjen dhe krijimin e një ambienti të sigurt në Kosovë.
“Në aspektin e mbrojtjes ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Kroacinë. Kroacia ka mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne po ndërtojmë dhe po thellojmë raportet në fushën e mbrojtjes me Kroacinë dhe kemi pasur mbështetjen e qeverisë kroate dhe popullit kroat në gjithë rrugëtimin tonë që nga çlirimi dhe do ta kemi deri në integrimin në strukturat evropiane dhe në NATO”, ka thënë ai.
Ndërkaq ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, ka thënë se Kroacia do ta mbështesë Kosovën dhe popullin e saj.
“Republika e Kosovës është miqësore me Kroacinë, do të kemi qëllime të përbashkëta, se këto janë gjerat që përfshijnë integrimin e Kosovës në NATO, do e mbështesim Kosovën si dhe popullin tonë që jeton në Kosovë”, ka thënë ai.
-
Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë në misionin e NATO-s
-
Anushiq: Bashkëpunimi Kroaci–Shqipëri–Kosovë nuk e rrezikon askënd
-
Kosova e Kroacia nënshkruajnë Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes
-
Maqedonci: Kosova e gatshme t’u ofrojë mbështetje Shqipërisë dhe Malit të Zi për zjarret
-
Maqedonci: Qytetarët të ndihen të sigurt, FSK-ja çdo ditë e më e fortë