Ministria i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe homologu i tij nga Kroacia Mario Banozhiq, kanë nënshkruar Marrëveshje kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
Sipas një njoftimi për media të Ministrisë së Mbrojtjes, nënshkrimi është bërë gjatë takimit që Mehaj e Banozhiq e kanë zhvilluar në kuadër të pjesëmarrjes në ekspozitën dhe konferencën e ASDA (Adriatic Sea Defense & Aerospace).
“Në këtë takim, të dy ministrat diskutuan për shumë çështje relevante me situatën aktuale gjeopolitike, duke përfshirë ndikimin rus në Ballkan, domosdoshmërinë e unitetit përballë tendencës për destabilizim dhe cenim të vlerave demokratike, investimin e përbashkët në fusha strategjike sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes, me qëllim garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu ministri Mehaj gjatë takimit ka theksuar faktin që Kosova është falënderuese për mbështetjen e deritanishme nga ana e shtetit kroat dhe se përkushtimi do të jetë i fuqishëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm, ofrim të trajnimeve në fushën e kërkimshpëtimit si dhe të deminimit.
“Nga ana tjetër, ministri kroat i Mbrojtjes, shprehu vlerësimin e tij për hapat e ndërmarrë nga ana e Kosovës për zhvillimin e ushtrisë, e po ashtu faktin e ngritjes së kapaciteteve ushtarake përmes blerjeve direkte, shtet më shtet, në përputhje me standardet e NATO-s. Ndër tjera, ministri Banozhiq garantoi mbështetje të pakursyer nga ana e Kroacisë për Kosovën dhe të ardhmen tonë evropiane”, thuhet në njoftim.
-
Kroacia premton mbështetje për Kosovën
-
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
-
Ministri kroat i përgjigjet Vuçiqit për aleancën me Kosovën dhe Shqipërinë
-
Sivjet ushtrimi i përbashkët ushtarak me Kroacinë e Shqipërinë
-
NATO: Shqipëria e Kroacia kanë të drejtë për marrëveshje mbrojtjeje me Kosovën