Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, i është përgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiq që sërish pretendoi pa bazë se aleanca ushtarake Kroaci-Kosovë-Shqipëri e kërcënon Serbinë.
Vuçiqi e përmendi këtë aleancë në momentin kur paralajmëroi armatosjen e mëtejme të Serbisë.
Anushiq ka njoftuar të mërkurën për takim me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nuka. Ai ka thënë se takimi është konfirmim i miqësisë së fortë dhe aleancës ndërshtetërore.
Ka shtuar se të dyja shtetet kanë qëllim paqen, sigurinë e stabilitetin në Evropën lindore dhe se mbi këto parime është thelluar bashkëpunimi në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.
“Në përgjigje ndaj pyetjeve të përsëritura për reagimin e Serbisë, përgjigja është e njëjtë – ka kaluar koha kur dikush i ka diktuar Kroacisë, sot shtet sovran dhe anëtare e NATO-s dhe BE-së, se çka të bëjë dhe si ta bëjë politikën e saj. Ajo s’do të ndodhë kurrë më”, ka shkruar ai në X.
Vuçiq paralajmëron armatim, thotë se rrezikohet nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar më shumë armatim teksa është shprehur sërish pa fakte...-
Vuçiq thotë se ka frikë nga bashkëpunimi ushtarak mes Kosovës e Kroacisë
-
Plenkoviq qetëson Vuçiqin: Aleanca me Kosovën dhe Shqipërinë nuk është e drejtuar kundër Serbisë
-
Vuçiq për aleancën Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Ia doli të na shqetësojë
-
Anushiq: Bashkëpunimi Kroaci–Shqipëri–Kosovë nuk e rrezikon askënd
-
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje shkaku i aleancës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë