Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maqedonci: Gjendja nga vërshimet është e rëndë, ekipet e FSK-së janë në terren

Koloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se gjendja në vend është e rëndë si pasojë e vërshimeve.

Maqedonci në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se gjendja më e rëndë është në Komunën e Drenasit dhe të Kamenicës për shkak të dëmtimit të urës së Dobroshecit.

“Në Drenas kemi pasur problem me përmbytjet. Ekipet tona i kanë shpëtuar 47 persona në këtë zonë që ishin të ngujuar si pasojë e reshjeve të mëdha”, ka deklaruar Maqedonci.

Ai ka shtuar se ekipet e FSK-së kanë vazhduar të ofrojnë ndihmë edhe në komunën e Fushë-Kosovës ku gjendja është dukshëm e rëndë.

FSK-ja ka kryer operacionin e shpëtimit edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke larguar ujin nga Klinikat e Pulmologjisë.

Edhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Mund të ketë përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja Arbëri Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Mund të ketë përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja

“Edhe në Policinë e Kosovës kemi ofruar ndihmë duke krijuar kanale për të penguar dëmtimin e objektit të forenzikës nga uji”, ka deklaruar ai.

Maqedonci ka shtuar se FSK-ja është duke bërë vlerësimin e dëmeve.