Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të martën në Liqenin e Ujmanit për të ndihmuar në gjetjen e një mërgimtari që dyshohet se vdiq pasi u hodh në ujë dy ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur si “zbarkimin e parë në veri të kësaj force”.
Në një postim në Facebook, kjo parti e ka shpërndarë fjalimin e ministrit në detyrë të Mbrojtjes dhe krahas saj ka shkruar: “FSK për herë të parë si ushtri në veri të vendit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFSK-ja ka marrë leje nga KFOR-i për të zhvilluar kërkimet në Ujman. Kjo forcë nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimi e misionit të NATO-s në Kosovë, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj aleancës veriatlantike.
Një mërgimtar të dielën dyshohet se vdiq pasi u hodh nga ura në Liqenin e Ujmanit. Për dy ditë, Policia dhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nuk arritën ta nxjerrin trupin.