Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka legalizuar pasivizimin e adresave të shqiptarëve.
Ai ka treguar, në një postim në Facebook, se qytetarit Safet Demiri nga Medvegja iu është refuzuar ankesa në Kushtetuese për kthimin e adresës së tij.
Lutfiu ka thënë se do të bëhet ankesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
“Edhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës, që do të thotë edhe institucioni më i lartë i drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave. Safetit i është hapur rruga për në Strasburg dhe ai do ta ndjekë atë. Ky spastrim etnik duhet të ketë verdikt ndërkombëtar, prandaj i ofroj mbështetjen time të plotë Safet Demirit”, ka shkruar Lutfiu.
-
Pasivizimi i adresave në Luginë do të trajtohet nga Gjykata e Strasburgut
-
Demiri: Me pasivizmin e adresave Serbia po bën spastrim etnik, po përgatis padi në Strasburg
-
Bislimi: Gjykata Kushtetuese në Serbi po legjitimon diskriminimin ndaj shqiptarëve
-
Lutfiu: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ilegalët, humbje e shpresës për shqiptarët në Serbi
-
Lutfiu: Brenda këtij viti u pasivizuan 200 adresa në Luginë