Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për biznesmenin Safet Demirin nga Medvegja, të cilit i është refuzuar ankesa për kthimin e adresës së tij, cenon të drejtat themelore të njeriut.
Në një postim në platformën “X”, Bislimi ka thënë se ky vendim legjitimon praktikën diskriminuese të pasivizimit të adresave ndaj shqiptarëve.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që ka për cak shqiptarët. Ai vendim cenon të drejtat themelore të njeriut, dëshmon pse shqiptarët nuk i besojnë sistemit dhe ngurrojnë të nisin proceset gjyqësore”, ka shkruar ai.
Bislimi publikoi edhe disa citate nga vendimi i kësaj gjykate, duke thënë se ato “janë shembulli i përsosur se si gërryhen të drejtat e shqiptarëve, përmes interpretimeve të padrejta dhe diskriminuese, të cilat dëshmojnë mungesën e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave të pakicave në Serbi”.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, njoftoi të mërkurën se Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka legalizuar pasivizimin e adresave të shqiptarëve, duke iu refuzuar ankesa në Kushtetuese Demirit për kthimin e adresës së tij.
Lutfiu ka thënë se do të bëhet ankesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Edhe
Lutfiu: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi legalizoi pasivizimin e adresave
“Edhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës, që do të thotë edhe institucioni më i lartë i drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave.
Safetit i është hapur rruga për në Strasburg dhe ai do ta ndjekë atë. Ky spastrim etnik duhet të ketë verdikt ndërkombëtar, prandaj i ofroj mbështetjen time të plotë Safet Demirit”, ka shkruar Lutfiu.
-
Bislimi e akuzon Serbinë për diskriminim agresiv të shqiptarëve në Luginë
-
Pasivizimi i adresave në Luginë do të trajtohet nga Gjykata e Strasburgut
-
Bislimi: BE-ja e konfirmon shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi
-
Aktivistë në Luginë ankohen për shpërfilljen që Serbia u bën thirrjeve të PE-së për ndalje diskriminimi