Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar hapjen e Partisë Demokratike të Kosovës ndaj personaliteteve që dikur ishin pjesë e partisë apo edhe që aktualisht janë jashtë rrjedhave politike, duke e konsideruar këtë proces si të domosdoshëm për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
“Hapja e PDK-së ndaj personaliteteve të pa përfshira në rrjedha politike është e domosdoshme në këtë kohë vendimtare për kthesën e fortë që i duhet vendit, për të arritur fitore më 28 dhjetor. Kosova ka nevojë për ndryshim të kursit, menjëherë”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Ai përmendi disa emra që, sipas tij, do ta forconin ndjeshëm listën e partisë në zgjedhje, përfshirë Sylejman Selimin, Fatmir Limajn, Rrustem Mustafën, Atifete Jahjagën, Buna Mustafën, Kolë Krasniqin, si dhe vajzat e Anton Çettës — Agatën dhe Donikën.
“Skena politike ka nevojë për kompetencë, përkushtim dhe besim, me burime njerëzore për shtet dhe përfaqësim të duhur”, ka thënë ai, duke kujtuar se dikur në degën e PDK-së në Prishtinë kishte dhjetëra profesorë e doktorë shkencash, të cilët sot mungojnë në parti dhe në Parlament.
Sipas Lladrovcit, Kosova ka nevojë për qartësim të rrugës dhe të vlerave mbi të cilat është ndërtuar. Ai shprehu besimin se me “vullnet dhe përkushtim arrihet fitorja”.
-
Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit
-
Hamza: Brenda listës së PDK-së do të ketë risi
-
PDK-ja publikon listën me 110 kandidatë për zgjedhjet e 28 dhjetorit
-
Hamza publikon foto me Lladrovcin: Ka qenë, është dhe mbetet PDK
-
Lladrovci kritikon Hamzën: S’mund ta barazoni shkakun dhe pasojën