Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur listën prej 110 kandidatëve prë deputetë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
"Listë gjithëpërfshirëse, me profesionistë të shumtë. Energji e re me mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra që e forcojnë përfaqësimin. Një përbërje që reflekton përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit qytetar dhe shtetëror. Jemi bashkë dhe të përkushtuar për ta çuar Kosovën përpara", ka shkruar kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë dhjetëshen e parë pos Bedri Hamzës janë edhe Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Besa Kabashi Ramaj, Rrahman Rama, Eman Rrahmani, Sala Jashari dhe Kujtim Gashi.
