Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka paralajmëruar se në listën zgjedhore të partisë do të ketë risi te emrat e kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.
Kështu u shpreh ai derisa u pyet nga gazetarët nëse do të përfshihet në listë Fatmir Limaj dhe bashkëpunëtorët e tij nga Nisma Socialdemokrate.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“PDK-ja do të shkojë në zgjedhje si PDK dhe si lista e PDK-së, brenda listës së PDK-së sigurisht se do të ketë risi, emra dhe figura të tjera”, ka thënë ai.
Pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ku kanë diskutuar për datën e zgjedhjeve, Hamza ka thënë se pavarësisht datës që do të caktohet, partia që e drejton është e gatshme t’i hyjë garës.
“Për PDK-në cilado nga datat brenda afateve kushtetuese është e pranueshme qoftë 31 maji apo 7 qershori. Ne jemi të përgatitur dhe të gatshëm të shkojmë në zgjedhje…shumica e partive politike të përfaqësuara në këtë takim kanë qenë të përcaktuara për datën 7 qershor dhe ne do të marrim në konsideratë që zgjedhjet të jenë të përgatitua dhe KQZ-ja ka punën dhe vëllimin e vet të përgatitjes. Prandaj jemi fleksibilë se a është 31 maj apo 7 qershor”, është shprehur ai.