Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Mujë Krasniqin dhe bashkëluftëtarët e tij në 21-vjetorin e rënies.
Në një postim të shkurtër në facebook ka thënë se Mujë Krasniqi ishte një prej komandantëve më të shquar të UÇK-së, i cili ra heroikisht në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Në 21-vjetorin e rënies kujtojmë sot me pietet një prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij, të cilët ranë heroikisht në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë”, shkruan ai.
Limaj thotë se “komandant “Kapuqi” ishte shembull më i mirë i një luftëtari të zottë dhe një prej celulave të para të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”.
“Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë e vendit. Ata janë themeli i lirisë sonë. Lavdi jetës dhe veprës të komandant “Kapuqit”. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!”, përfundon Limaj.
-
27 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij
-
Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij kujtohen në 25 vjetorin e rënies
-
24 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij
-
22 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij
-
Limaj kujton bashkëluftëtarin e tij, Tahir Sinanin, vlerëson lartë jetën dhe veprën e tij