Kreytari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Tahir Sinanin nga Tropoja. Limaj thotë se nuk kishte më krenari që në rrugëtimin tonë për liri përkrah të kishim edhe vëllezërit tanë nga Shqipëria, ashtu siç e kishim Tahir Sinanin nga Tropoja, komandantin e shquar të UÇK-së, që dha një kontribut të madh për Kosovën e lirë. “Pjesëmarrja e tij në tri luftëra çlirimtare tregon më së miri se, bashkëluftëtari im, Tahir Sinani, ishte një atdhetar i pashoq”, ka shkruar ndër të tjera ai në “Facebook”. Postimi i plotë i Limajt:
Nuk kishte më krenari që në rrugëtimin tonë për liri përkrah të kishim edhe vëllezërit tanë nga Shqipëria, ashtu siç e kishim Tahir Sinanin nga Tropoja, komandantin e shquar të UÇK-së, që dha një kontribut të madh për Kosovën e lirë. Sot e kujtojmë me pietet luftëtarin e paepur, patriotin e madh dhe njohësin e mirë të artit luftarak, i cili i dha shpirt e zemër luftës së UÇK-së.
Pjesëmarrja e tij në tri luftëra çlirimtare tregon më së miri se, bashkëluftëtari im, Tahir Sinani, ishte një atdhetar i pashoq!
-
Limaj: Dëshmorët janë më meritorët për lirinë e Kosovës
-
Limaj: Duhet të diskutohet integriteti i gjyqtarëve që gjykuan ish-krerët e UÇK-së
-
Limaj letër Hamzës, ofron “bashkim politik”
-
Limaj pas rezultatit zgjedhor: S’kemi arsye ta ulim kokën
-
Limaj: Qytetarët e kanë mundësinë të rreshtohen krah veprave që e ndryshuan Kosovën