Arbëri

​Haradinaj: Vuçiqi mund ta mohojë masakrën e Reçakut, por s’mund ta mohojë se UÇK-ja e përzuri nga Kosova

​Haradinaj: Vuçiqi mund ta mohojë masakrën e Reçakut, por s’mund ta mohojë se UÇK-ja e përzuri nga Kosova
 

Në 21 vjetorin e rënies së komandantit të Brigadës 113, Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorëve të kombit, kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Alleksandar Vuçiqi dhe kolegët e tij nuk mund ta mohojnë që djemtë e UÇK-së i kanë përzënë ata nga Kosova.

Në akademinë përkujtimore kushtuar 41 dëshmorëve të kësaj brigade, Haradinaj ka thënë se shqiptarët nuk mund të thyhen nga askush, e këtë e dëshmon më së miri vepra e komandant Mujë Krasniqit.