Nyja e Milotit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen gjatë sezonit turistik.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri shprehet se kalimi bëhet me sinjalistikë provizore, ndërsa vazhdon investimi për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të veprës.
Punimet në nyjën e Milotit, një investim prej 1.6 miliard lekë, nisën rreth 1 muaj më parë, ndërsa përfundimi i plotë i veprës do të bëhet brenda 15 muajve.
Projekti parashikon edhe rindërtimin e rrjetit të rrugëve dytësore duke zgjidhur shqetësimin e banorëve dhe bizneseve përreth.
Artikuj të ngjashëm
-
Nyja e Milotit lehtëson ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror
-
Nyja e Milotit, rrugë e mbetur rrugëve, me impakt në sigurinë e mjeteve
-
Vërshimet - Durmishi thotë se po punohet që rrugët të jenë të qarkullueshme
-
Durmishi: Punimet në autoudhën e Gjilanit përfundojnë vitin tjetër
-
MI: Gjitha rrugët janë të qarkullueshme