Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se është duke u punuar që të gjitha rrugët të jenë të qarkullueshme për automjete, pas vërshimeve që i kanë prekur disa zona të Kosovës të enjten, si pasojë e reshjeve të shiut.
Durmishi ka kërkuar në Facebook nga qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes me lëvizjet dhe të shmangin kalimet në rrugët me prezencë të ujit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas informacioneve nga tereni janë mobilizuar të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, në mënyrë që të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale, si dhe Autoudhët të jenë të qarkullueshme për automjete. Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MMPHI-ja, gjatë tërë kohës po punojnë dhe po intervenojnë për qarkullim sa më të sigurt të automjeteve. Meqenëse, Instituti Hdirometerologjik i Kosovës, ka parashikuar përkeqësim të motit edhe gjatë ditës së nesërme, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor”, ka shkruar Durmshi.
{gallery}